Ndahen medalje me rastin e shënimit të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Me rastin e shënimit të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në shenjë vlerësimi për punën e vazhdueshme dhe përkushtimin e treguar për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant, Bashkim Jashari ka dekoruar me medaljen e “Karrierës” gjeneralët e FSK-së.

“Gjithashtu, për këtë ditë medalja e “Karrierës” u është ndarë të gjithë pjesëtarëve të FSK-së që i plotësojnë kriteret sipas legjislacionit në fuqi. Medalja e “Karrierës” ndahet nga KOMFSK, pjesëtarit të FSK-së me rastin e përmbushjes të 10 viteve shërbim në FSK”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Kosova.info/

Go to TOP