Show Biz

Ndahen Kylie Jenner dhe Travis Scott? E tregon vet Kylie

Kylie Jenner jo rrallë herë është pjesë e lajmeve rozë si për pasurinë e saj mirëpo më shumë për jetën e saj private.

Ajo së fundmi është bërë nënë e një vajze të quajtur Stormi bashkë me partnerin e saj Travis Scott.

Multimiliarderia 21 vjecare së fundmi u përfol se është ndarë nga partneri i saj Scott.

Një fanse e saj shkruan se babi i saj punonte për Kylien dhe se ajo kishte zhvendosur të gjitha gjërat e Scott nga shtëpia.

“Ju kujtohet që babai im ndihmon Kardashian/Jenner të zhvendosen nga shtëpia? Epo kur erdhi në shtëpi, ai nuk e mbajti dot sekret dhe tha se Travis Scott dhe Kylie janë ndarë. Im atë zhvendosi të gjitha gjërat e Travis nga shtëpia e Kylie-t. Gjithashtu, Kylie e qerasi tim atë me tekila.” – shkruan fansja.

Por postimi nuk kaloi pa u vënë re nga Kylie, e cila reagoi menjëherë pas këtij postimi.

“Totalisht e rremë. Asgjë nuk është zhvendos nga shtëpia dhe si kam dhënë askujt tekila.” – përfundon Kylie Jenner. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483