KULTURË

Ndahen çmimet për storiet më të mira për ambient nga “ÇOHU”

Organizata “ÇOHU” ka shpërblyer tri shkrimet më të mira që kanë trajtuar temën e ambientit për periudhën nga tetori i vitit 2019 deri në shtator të vitit 2020.

Në konkurrencë ishin 15 shkrime. Në vendin e parë është vlerësuar shkrimi “Pesha që mbartin është një lumë”, e autores Cristina Mari, i publikuar në Kosovo 2.0, e në vendin e dytë është vlerësuar shkrimi “Shteti financon degradimin e ambientit” i autorit Behar Mustafa, i publikuar në Kallxo.com
Në vendin e tretë është vlerësuar shkrimi “Ndërtimi pa leje, pa pronë e pa kritere në “Bjeshkët e Nemuna””, i gazetares së KOHËS, Marigona Brahimi, i publikuar në gazetën “Koha Ditore”.

Për shkak të situatës së pandemisë, këtë vit nuk u organizua ceremoni për ndarjen e këtyre çmimeve./Koha.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.