SPORT

NBA: Lakers pësojnë humbje tjetër

Los Angeles Lakers vijojnë të zhgënjejnë, pasi kanë regjistruar humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe kanë komplikuar totalisht arritjen e një vendin që të çon direkt në fazën e 1/8-ave të Play Offit.

Kanë qenë kanadezët e Toronto Raptors ata që ia kanë dalë të largohen si triumfatorë nga “Staples Center”, pasi fituan me shifrat 114-121 dhe tani e shohin veten gjithmonë e më pranë zonës Play off.

Kalifornianët e nisën mirë ndeshjen dhe mbyllën fraksionin e parë me 6 pikë avantazh, por në pjesën e dytë bënë një paraqitje katastrofike, duke humbur me shifrat 21-40, disavantazh që nuk arritën të rikuperojnë deri në fund.

Kamerunasi Pascal Siakam dhe amerikani Kyle Lowry shkëlqyen për kanadezët e Torontos, pasi të dy së bashkua realizuan 76 pikë, 15 rikuperime dhe 15 asiste, ndërsa te Lakers mbetën në hije si Anthony Davies, ashtu edhe LeBron James.

Vijon të bëjë mirë Phoenix Suns, që nuk dorëzohen në garën për kryesimin në Konferencën e Perëndimit, pasi ia doli të trimfojë me rezultatin e ngushtë 120-123 në transfertën ndaj Oklahoma City Thunder, duke regjistruar edhe suksesin e katërt radhazi.

Në “Energy Arena” të Oklahomës, vendasit u treguan superiorë në fraksionin e parë dhe të katërt, ndërsa pjesa e dytë dhe e tretë foli për Suns, që falë një forme mjaft të mirë të Booker, ia dolën të triumfojnë.

Një nga sfidat më interesante të mbrëmjes ishte padyshim ajo mes San Antonio Spurs dhe Phipadelphia 76ers, e cila u fitua nga miqtë me rezultatin 111-113 vetëm pas luajtjes së kohës shtesë.

Miqtë e nisën mirë takimin dhe morën një avantazh prej 10 pikësh në fund të fraksionit të parë, por më pas loja e tyre erdhi duke u zbehur dhe koha e rregullt përfundoi në barazim 107-107. Në shtesë ishin 76ers që ia dolën të marrin fitoren falë edhe një forme mjaft të mirë të kamerunasit Embiid, që mbylli ndeshjen me 34 pikë, 12 rikuperime dhe një asist.

Në sfidat e tjera, Boston Celtics u dorëzua në shtëpi përballë Portland Trail Blazers që triumfoi me rezultatin 119-129, Sacramento Kings mposhti Dallas Mavericks në transfertë me shifrat 99-111, ndërsa New York Knicks 97-122 ndaj Houston Rockets./SS/