SPORT

Navas dorëzohet, e kërkon largimin nga Real Madridi

Keylo Navasa është shumë i palumtur me rolin e portierit të dytë në Real Madrid dhe si rrjedhojë ka kërkuar të largohet nga klubi.

Ziendine Zidane ka qenë i qartë duke shpjeguar se Thibaut Courtois është zgjedhja e parë në portën e Madridit këtë sezon, gjë që portieri nga Kosta Rika nuk e ka pranuar.

Klubi tashmë e di se ai dëshiron të largohet dhe është në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm të tij, në rast se ai largohet para se të mbyllet afati kalimtar veror. Prioritet i klubit është një portier me përvojë.

Andriy Lunin e ka të garantuar një vend në skuadër për sezonin e ardhshëm 2020/21, që nënkupton se të bardhët janë në kërkim të një zëvendësuesi të përkohshëm.

Zindane e ka bërë të qartë se nuk do të ketë rotacione në portë këtë sezon dhe Navasit iu dha një paraqitje lamtumirëse në fund të sezonit të kaluar, por Madridi ende nuk ka vendosur se çfarë të bëjë, edhe pse nuk do ta lëshojë atë falas.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.