Bota

NATO kundër Rusisë: Kush do të fitonte luftën?

Kur trupat ruse kaluan në Ukrainë dhe aneksuan ilegalisht Krimenë në vitin 2014, NATO u kap këmbëzbathur nga fushata ushtarake e Moskës.

Me trupat e armatosura ruse të grumbulluara sërish në kufirin e Ukrainës, aleanca ushtarake ndërkombëtare është e prirur të shmangë një situatë të ngjashme me atë të Krimesë.

Të dy palët po negociojnë, me qëllimin që të shmanget përshkallëzimin e konfliktimit të armatosur që do të sillte në fushëbetejë forcat ushtarake më të fuqishme në botë, raporton The Week.

Por nëse konflikti është i pashmangshëm, kush do të humbasë nëse NATO dhe Rusia shkojnë ballë për ballë në fushën e betejës?

Joe Biden ka thënë se ka “dallime në NATO mes asaj se çka janë në gjendje të ofrojnë vendet” në rast të agresionit të mëtejshëm rus kundër Ukrainës.

Në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se Moska “do të mbahet përgjegjëse”, por vazhdoi duke sugjeruar se reagimi do të varet nga shtrirja e pushtimit.

“Nëse ka forca ruse që kalojnë kufirin, mendoj se kjo ndryshon gjithçka”, deklaroi ai.

Cili është kapaciteti i NATO-s?

Parimi thelbësor i aleancës ushtarake ndërkombëtare të NATO-s është sistemi i saj i mbrojtjes kolektive, që do të thotë se nëse ndonjë shtet anëtar sulmohet nga një palë e tretë, atëherë çdo shtet anëtar duhet të ndërhyjë për ta mbrojtur atë.

Për dallim nga vende të tilla si Mali i Zi, të cilat shpenzojnë mbi 70 milionë euro në vit për mbrojtje, aleanca përbëhet nga shtete të fuqishme ushtarakisht.

SHBA shpenzon më shumë për mbrojtjen gati sa dyfishi i pjesës tjetër të NATO-s së bashku. Shpenzimet e vitit 2021 vlerësohen të jenë 705 miliardë, sipas Departamentit të Mbrojtjes.

Përveçse është shpenzuesi më i madh në mbrojtje në botë, SHBA ka një arsenal të fuqishëm dhe një sasi të madhe të fuqisë punëtore – 1.3 milion trupa aktive, me 865,000 trupa të tjerë rezervistë, bëri të ditur The New York Times më 2017-ën.

Mbretëria e Bashkuar radhitet e dyta për kah shpenzimet ushtarake në NATO, duke ndarë afro 60 miliardë euro në mbrojtje çdo vit krahasuar me 53 miliardë eurot e Gjermanisë, 50 miliardë eurot e Francës dhe 23 miliardë euro të Italisë.

Cili është kapaciteti i Rusisë?

Sipas Fondacionit Heritage me bazë në Uashington, inventari ushtarak rus përfshin “336 raketa balistike ndërkontinentale, 2,840 tanke luftarake, 5,220 automjete të blinduara luftarake të këmbësorisë, mbi 6,100 transportues të blinduar të personelit dhe më shumë se 4,684 copë artileri”.

Por Rusia ka mungesë në disa fusha të teknologjisë moderne ushtarake, përfshirë aftësinë e dronëve, komponentët elektronikë dhe zbulimin e radarëve dhe satelitëve, tha për Deutsche Welle-n gazetari dhe analisti ushtarak rus Pavel Felgenhauer.

“Për këtë po flet ushtria ruse: po, ne kemi armë, armë me rreze të gjatë, por aftësitë tona të zbulimit janë më të dobëta se aftësitë tona të sulmit”, tha Felgenhauer. “Pra, kanë  armë me rreze të gjatë, ndonjëherë me precizion të drejtuar, por ne nuk e dijnë gjithmonë se ku është objektivi”.

Kush do të fitonte?

Hulumtimet e publikuara në vitin 2019 nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI) zbuluan se forcat britanike do të ç’armatosur në çdo konflikt me Rusinë në Evropën Lindore.

RUSI zbuloi se Ushtria Britanike dhe aleatët e saj të NATO-s kanë “mungesë kritike” të artilerisë dhe municionit, që do të thotë se ata do të luftonin për të mbajtur një pozicion të konsoliduar të mbrojtjes nëse Rusia do të zgjidhte agresionin e plotë.

“Për momentin, ekziston rreziku që Mbretëria e Bashkuar – e paaftë për të luftuar në mënyrë të duhur – mund të dominohet në shkallën e përshkallëzimit nga fuqitë që kërcënojnë përshkallëzimin”, thuhet në raportin e RUSI.

Por Britania e Madhe nuk do të qëndronte e vetme përballë Rusisë. Lojtari më i madh i NATO-s, SHBA, ka një avantazh dërrmues ndaj Rusisë në forcat konvencionale, tha për Deutsche Welle analisti ushtarak rus Aleksandr Golts.

Ndonëse Felgenhauer ra dakord me vlerësimin e Goltit për avantazhin ushtarak të SHBA-së, ai paralajmëroi se lufta e hapur është shumë më tepër se sa inventarët që mund të kërkojë secila palë e konfliktit.

Ai tha për DW se “është si të parashikosh rezultatin e një ndeshje futbolli”, duke shtuar: “Po, parimisht, Brazili duhet të mposht Amerikën në futboll, por unë kam parë që amerikanët të mundin Brazilin në Afrikën e Jugut, në Kupën e Konfederatave. Nuk mund të parashikohet rezultati pa e parë ndeshjen”.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort