EKONOMI

Natën e Vitit të Ri, qytetarët ankohen në KEDS – u ndalet rryma

Kompania për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, duket se nuk po i kursen qytetarët as sonte në natën e Vitit të Ri.

Sipas Klan Kosovës, një numër i madh qytetarëve nga pjesë të ndryshme të vendit janë ankuar për mungesë të rrymës elektrike. 

Në Prizren ka thënë një qytetar se kanë mbetur rreth 100 shtëpi të një lagjeje pa rrymë, ndërsa nga Bardhoshi i Prishtinës kanë shkruar se janë pa drita mbi pesë orë. 

Me reduktime me rrymë janë përballur edhe në Shipol të Mitrovicës.

Gjithashtu edhe në Junik në orët e mbrëmjes ka pasur mungesë të rrymës elektrike për disa orë. 

Në këtë qytezë edhe më parë ka pasur mungesë të rrymës elektrike, madje është qyteza e vetme në Kosovë që nuk ka pasur rrymë. 

Për në Junik janë ankuar disa qytetar në Gazetën Express.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.