SPORT

Nasri do të përjashtohet nga Anderlechti

Samir Nasri pritet të përjashtohet nga Anderlechti pasi ka refuzuar t’i kontaktojë krerët e klubit gjatë mbylljes shkaku i koronavirusit, njoftojnë mediume belge.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Manchester Cityt ka udhëtuar në Dubai dhe nuk ka kontaktuar me krerët e klubit të madh belg, njofton “Derniere Heure”. Klubi belg u ka kërkuar lojtarëve që t’i informojnë për lëvizjet e tyre dhe planin stërvitor, por Nasri nuk e ka bërë këtë. Të gjithë lojtarët tjerë i janë përmbajtur instruksioneve të klubit.

Nasri më herët ishte suspenduar për 18 muaj pasi doli pozitiv me doping, ndërsa ishte i huazuar te Sevilla. Nasri ka realizuar dy gola në tetë ndeshje me Anderlechtin.

Nasri 32-vjeçar iu bashkua Anderlechtit si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me West Ham Unitedin.