Kosova

Naser Rugova nga Familja e Presidentit Rugova, nuk i mori votat për deputet

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës Naser Rgova, nuk ka arritur të marr vota të mjaftueshme për të siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Metro mëson se Naser Rugova, djali i axhës së Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, nuk ka arritur te kaloj pragun për deputet në e 6 tetorit zgjedhjet 2019.

Pragu për të kaluar në LDK është minimale 7500 vota, dhe Rugova nuk ka arritur të sigurojë ato nga qytetarët e Republikës së Kosovës.

Naser Rugova fillimisht ka qenë pjesë e LDK – së për shumë vite, ndërsa pas përçarjes së partisë ai kaloi në LDD – në e Nexhat Dacit, ku as aty nuk gjeti rehati dhe u kthye përsëri në LDK, ku ishte deputet në legjislacionin e fundit të Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë, që Naser Rugova është i vetmi nga Familja e Presidentit që kandidoi për deputet në këto zgjedhje. Kjo pasi as Ukë e Teutë Rugova nuk u përfshinë në këto zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.