SPORT

Napoli kontakton Torinon për Belottin

Napoli ka kontaktuar Torinon për një transferim të mundshëm të sulmuesit të Italisë, Andrea Belotti, njofton “Tuttomercatoweb” të enjten.

Napoli po planifikon të sjellë një sulmues në verë dhe Belotti është lartë në listën e dëshirave.

Napoli ka transferuar Andrea Pertagnan nga SPAL-i, por po shikon mundësinë që të shtojë edhe Belottin. Krerët e Napolit janë duke llogaritur se sulmuesi belg Dries Mertens mund të largohet.

Mertens ende nuk ka firmosur kontratën e re me Napolin dhe për të po interesohet Interi.

Belotti ka realizuar nëntë gola në 22 ndeshje në Serie A me Torinon këtë stinor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.