SPORT

Napoli dorëzohet në ‘San Paolo’(Video)

Dy kryesuesit e Serie A, Juventusi dhe Napoli, u përballë mes tyre në “San Paolo” në sfidën e vlefshme për javën e 26-të.

Bardhezinjtë fituan një ndeshje plot tension dhe me mjaft emocione, me rezultatin 2-1, duke u shkëputur në krye të renditjes edhe me 3 pikë të tjera.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 për bardhezinjtë, me golat e Pjanic dhe Emre Can, teksa Napoli mbetet me dhjetë vetë pas daljes me karton të kuq të portierit Meret.

Pjanic në pjesën e dytë ndëshkohet me të kuq, duke baraspeshuar forcat në fushë.

Përfiton Napoli dhe Calejon në të 61’ shkurton diferencën e golave, duke rifutur në lojë napolitanët.

Madje, vendësit kishin mundësi të barazonin, por Insigne në minutën e 84-t humbet një 11-metërsh.

Përfundimisht 2-1 dhe Juventusi tashmë është 16 pikë larg Napolit, duke hipotekuar titullin e Serie A.