Kosova

Nait Hasani e zë vendin e Sylë Ukshinit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi menjëherë pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj ka emëruar 10 ambasadorë të rinj.

Në Ambasadën e Kosovës, të cilën për tre vjet me radhë e ka drejtuar diplomati i karrierës, Sylë Ukshini, të cilin nga kjo javë do ta zëvendësoj ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i cili ka marrë pëlqimin e shtetit shqiptar vetëm dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve të 6 tetorit nga PDK-ja.

Për këtë proces në këtë fazë ka reaguar LDK e cila gjithë këtë proces e ka cilësuar të jashtëligjshëm dhe ka theksuar se pas formimit të qeverisë së re të gjitha këto vendime do të rishqyrtohen.

Në web faqen e ambsadës së Kosovës shkruan se Ukshini ka mbaruar studimet e doktoraturës për marrëdhënieve ndërkombëtare dhe histori në Gjermani, dhe për shumë vite ka qenë drejtor i Deparamentit për Marrëdhënie Rajonale në MPJ dhe drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Informim Publik në kohën e qeverisë së kryeministrit Bajram Rexhepi dhe ë pas Drejtor për Ballkanin në MPJ.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.