Kosova

Nagavci: Viti i ri shkollor mund të fillojë me prezencë fizike

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberie Nagavci , ka thënë se “janë të interesuar që vitin akademik 2021/2022 të zhvillohet me prezencë fizike”.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19,  mësimi për një kohë është zhvilluar online.

Për t’u kthyer nxënësit në shkolla, Nagavci tregoi se ka biseduar me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitinë që të vaksinohen mësimdhënësit.

“Të mërkurën jemi njoftuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë se në mesin e personave që do të vaksinohen në vijim, përveç personave mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurëve kronik e punëtorëve shëndetësorë , do të jenë edhe mësimdhënësit”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo tha se këtë informacion e kanë përcjellur Drejtoritë Komunale të Arsimit.

“Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në e Kosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19”.