Kosova

Nagavci: Qeveria jolegjitime e kryeministrit Hoti prioritet ka dialogun me Serbinë

Kritika të rënda ka dhënë anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ndaj Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, duke thënë se mos mbështetja e nismës ligjore për masat kundër pandemisë COVID-19, po rrezikon qytetarët.

Kjo sipas Nagavcit ka shpërfillur interesin e qytetarit, ka anashkaluar rekomandimet nga Gjykata Kushtetuese, poashtu është duke rrezikuar shëndetin publik. Krejtë kjo sipas sajë po bëhet nga inati personal e partiak nga Kryeministri Hoti.

Nagavci në Facebook ka shkruar se prioritetin e proklamuar të qeverisë jolegjitime për të menaxhuar me pandeminë, po del se është vetëm fars, ajo ka shtuar se për Hotin prioritet po del të jetë normalizimi i raporteve me Serbinë dhe gjunjëzimi i Kosovës.

Shkrimi i plotë në Facebook, Arbërie Nagavci:

“8 Qytetarë të Kosovës kanë vdekur vetëm dje nga Covid-19

Numri total i rasteve pozitive është 4.307

Numri i rasteve aktive është 2.118.

94 Raste të vdekjes deri mbrëmë.

Qeveria Hoti ndërkaq nuk i dha mbështetje nismës ligjore për masat kundër pandemisë COVID-19. Shpërfillja e interesit të qytetarëve, rekomandimit të Gjykatës Kushtetuese dhe shëndetit publik po bëhet vetëm për inate personale e partiake dhe me arsyetime të rreme.

Edhe pse si prioritet numër një kjo Qeveri jolegjitime e kanë paraqitur menaxhimin e situatës me pandeminë, prioriteti dhe detyra e vetme e tyre është kujdesi për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe atë pasi e gjunjëzuan fillimisht Kosovën.

Në planin e brendshëm gjendje e vështirë pandemike e ekonomike, e në ngutinë për përmirësim të raporteve me Serbinë, Zt. Hoti merr pjesë sot në Samitin virtual të Parisit, ndonëse në Kuvend akoma nuk ka prezantuar asnjë platformë për dialogun, asnjë ekip, asnjë agjendë, asnjë plan.

Kemi sot në këtë samit Kryeministrin e Kosovës përballë Presidentit të Serbisë, i pari pa legjitimitet partiak, qytetar e institucional e i dyti me legjitimitet të plotë nga mbështetja qytetare në vendin e tij.

Keq gjendja e brendshme, keq ajo e jashtme. Kjo gjë duhet të ndryshoj, shëndeti i qytetarëve, mirëqenia, mbështetja e ekonomisë janë këto ditë obligim parësor”.

https://www.facebook.com/arberienagavci/posts/1152381145146119
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483