Kosova

Nagavci: LVV do të kthehet shpejtë në pushtet

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, beson se Lëvizja Vetëvendosje do të kthehet shpejt në pushtet.

Përmes një shkrimi në Facebook, Nagavci, thotë se Qeveria Kurti kishte sjell shpresë te populli.

“Saktë katër muaj më parë, me 3 shkurt u votua Qeveria së cilës i besoj populli me 6 tetor. Qeveria që solli shpresë e gëzim. E koha në mes Qeverisë Kurti 1 dhe Qeverisë Kurti 2 do të jetë e shkurtër”, është shprehur ajo.

Sipas saj, në krijimin e Qeverisë së re ka ndikuar Presidenti Hashim Thaçi.

“Dje me 3 qershor Presidenti Thaçi ka filluar ditën në orët shumë të hershme të mëngjesit apo thënë më saktë pasmesnatës, duke ushtruar pushtet kundër-kushtetues tek një deputet, për të vazhduar pastaj në orët e pasdites të ushtroi dhunë nëpërmes mbrojtjes së tij të afërt, ndaj një të riu, qytetari të Kosovës”, ka shkruar Nagavci.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483