Kosova

Nagavci i reagon Mustafës, thotë se ai e sheh: E drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë

arhiva

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Arbërie Nagavci, ka reaguar pas “akuzave” të Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës adresuar deputetëve të kuvnendit, pasi këta të fundit kërkuan të përballen në disa interpelanca me Kryeministrin Abdullah Hoti, shkruan Kosova.info

“E drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit” – ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

Për më shumë ajo ka thënë se: “Reagimi i Kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LV! tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë. Zt. Mustafa e di se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij, ndonëse zt. Hoti është Kryeministër jolegjitim, por ai zgjedh ta quaj “mësymje kundër Kryeministrit Hoti””.

Më tej ajo i ka thënë Mustafës se ka filluar të flas me gjuhën e ish partnerit të tij të dikurshëm – Thaçit.

Ky është postimi i saj i plotë:  

Ua kujtojmë që në një reagim gjatë paradites së sotme, Isa Mustafa e cilësoi si “tri mësymje kundër Kryeministrit Hoti”./Kosova.info/