KosovaTop Lajmi

Nagavci: Buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa i vitit paraprak

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë ka thënë se arsimi nuk do të duhej të konsiderohej vetëm si profesion, por edhe si mision.

Nagavci në një shënim në Facebook ka folur për sukseset e kësaj qeverie në rritjen e buxhetit për arsimit.
“Arsimi është e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja e brezave që vijnë”.

“Arsimi nuk është partiak që të na ndajë, nuk është vetëm profesion, është mbi të gjitha mision. Mision që na bashkon”.

“Prandaj, buxheti i këtij viti për arsim është 12% më i lartë sesa në vitin paraprak”.
Ajo thotë se kryefjalë është avancimi i sistemit arsimor ku në epiqendër do të jenë nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Duke avansuar edukimin dhe përmirësuar rezultatet në arsim e zhvillojmë edhe shtetin”, ka thënë tutje Nagavci.

Fjalët e ministres, vijnë vetëm dy ditë pas protestës së zhvilluar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës bashkë me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), e mbajtur më 20 maj.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort