Kosova

Ditët e acarta në Gjermani, shqiptari lëshon dy hotelet e tij për të pastrehët

Nazmi Aruqi, një shqiptari i Kosovës iku ne Gjermani ne vitin 1995 për t’i shpëtuar serbëve. Në fillimin e tij atje bëri jetën e një endacaku, ndërsa sot është një biznesmen.

Gazetarja Rudina Muça: Ti nuk ke pas askënd në Gjermani, gjuhën nuk e ke ditur, shtëpi nuk kishe. A je detyruar ti që të bëje jetën e një të pastrehu?

N.Aruqi: 2 javë kemi qenë nëpër rrugë, normal pa ngrënë pa pirë dhe pa strehim.

Temperaturat në qytezën e Frankfurtit këtë dimër kanë shkuar -16 gradë Celsius, ky dimër i egër e ktheu atë pas në kohën kur flinte rrugëve. Për këtë arsye Nazmiu vendosi që dy hotelet e tij t’i vendose në dispozicion të personave që nuk kanë një strehë.

N.Aruqi: Atë ditë isha me familjen duke shëtitur, dhe kur pashë të pastrehët mu kujtua koha ime kur kam ardhë këtu në Gjermani si një I pastrehë. Atëherë më lindi ideja që në këtë ditë dimri ti strehoja në hotel.

Gazetarja Rudina Muça: Nazmi në momentin që more vendimin që të hapje dyert e hotelit, shkove të një person I pastrehë dhe e ftove atë? Si veprove?

N.Aruqi: Unë more në telefon kryetarin e komunës dhe ia propozova këtë ide, bëmë lajmërimin në FB dhe 6 mijë njerë e ndanë menjëherë. Aty më pas me erdhën dhe mediat gjermane.

Gazetarja Rudina Muça: Nuk e mendove që duke future të pastrehët në hotel do të iknin klientët? A bërë një bilanc se sa do të kushtonte kjo vepër?

N.Aruqi: Barazia më ka dal që unë do t’I jepja këtë strehim pa marrë parash kostot.

Prej një javë Nazmiu në hotelet e tij nuk pret pushues, përkundrazi ai ka vendosur që biznesin e tij të lë në dispozicion të atyre njerëzve që janë harruar shoqëria, pra endacakët. Me disa prej të pastrehëve Nazmi është lidhur aq shumë sa ka vendosur tu ndryshojë jetën, duke i siguruar shtëpi dhe punë.

N.Aruqi: Kemi dhe persona që do t’i jap banesë më qëllimin që të ardhmen ta ngrënë këtu. Do I punësoj ata.

Top Channel