Kosova

Incidenti në Skenderaj, Milaim Zeka thotë se PDK e VV ranë në kurthin e LDK-së

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, po thotë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë rënë në kurthin e Lidhjes Demokratike referuar incidentit të djeshëm të ndodhur në Skenderaj.

Zekaj shton tutje se kjo është grackë e përgatitur nga njerëz të caktuar të LDK-së.

”PDK dhe VV kanë rënë në kurthin e LDK-së

Incidenti i ndodhur në Skënderaj është grackë e përgaditur nga njerëz të caktuar të LDK-së.

Nëse qeveria dhe krerët e kësaj partie duan me dëshmu të kundërtën, le ta shkarkojnë Drejtorin e Policise. Përndryshe, yryshi i PDK-së për të marrë autorësinë e kësaj ngjarjeje, është budallallëk politik, dhe papjekuri totale!

Për qytetarin e Kosovës duhet me pasë rëndësi ardhmëria e vendit…!!!”.