Kosova

Myzafere Limanin anëtare e Këshillit Drejtues të UP-së

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, në përputhje me mandatin e saj ligjor, e ka emëruar anëtare të Këshillit Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, profesoreshën e këtij Universiteti, Prof.Dr. Myzafere Limani.

Gjatë ditës, ministrja Bajrami e ka pritur në takim anëtaren e re të Këshillit Drejtues, me të cilën ka biseduar rreth gjendjes në arsimin e lartë dhe bashkëpunimin me universitetet publike për ta ngritur cilësinë në arsimin e lartë publik.

Vendimin për emërimin e profesoreshës Limani anëtare në Këshill Drejtues, ministrja Bajrami e ka marrë duke u bazuar në kontributin e saj shumëvjeçar si mësimdhënëse në Universitet, punën shkencore dhe akademike, si dhe përvojën e saj të suksesshme në menaxhim. /Kosova.info/

Shfaq më shumë