Mysafirë të Konjufcës me Vjosa Osmanin, Rifat Jasharin, Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin  -Kurti i publikon fotot

Për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës të martën kanë pëformuar këngëtarët e njohur të muzikës folklorike, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri.

E më pas ata bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Rifat Jashari, kanë shkuar mysafirë te kryeparlamentari Glauk Konjufca,

Për këtë takim ka shkruar në Facebok, kryeministri Kurti, i cili publikoi fotografitë e këtij takimi.

“Pasi na e mbushën Kuvendin me tinguj kumbues e madhështor, Epopeja e UÇK-së na bëri bashkë me Bacën Rifat, Presidenten Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca dhe artistët e kombit, Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri”.

“Vepra dhe jeta e kryekomandantit Adem Jashari e ka frymëzuar popullin tonë dhe ka ndërtuar një trashëgimi të pasur artistike e kulturore, për të përkujtuar gjithmonë sakrificën e bërë për çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Go to TOP