Kosova

Mynih, sot mbahet dita e dytë e konferencës

Ballkani Perëndimor dhe integrimi i tij në Bashkmin Evropian ka qenë një ndër temat e nxehta gjatë debatit të organizuar ditën e djeshme.

Por, në këtë konferencë ku diskutohen shumë tema që e preokupojnë komunitetin ndërkombëtar.

Në mesin e shumë personaliteteve nga Ballkani, ndodhet edhe Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Albin Kurti, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Në ditën e parë të kësaj konference (e premte 14.02.2020) është nënshkruar një marrëveshje e rëndësishme përmes së cilës synohet të rihapet linja hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Marrëveshja u firmos nga delegacioni kosovar i përbërë prej Xhemë Veselit, drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupevës, drejtor i Infrastrukturës Rrugore.

Ndërsa nga pala serbe, ka qenë drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ai i cili e ka firmosur dokumentin.

Kjo marrëveshje është nënshkruar në praninë e Presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq. Gjithashtu aty ishin edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Konett dhe ambasadori i SHBA-ve në Gjermani, Richard Grenell.

Leave a Reply

Your email address will not be published.