Kosova

Myftiu Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Jozsef Bencze

Myftiu Naim Tërnava ka pritur në takim ambasadorin e ri të Hungarisë Jozsef Bencze, raporton Kosova.info

Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava priti në takim ambasadorin e ri të  Hungarisë, z.Jozsef Bencze. Fillimisht duke i dëshiruar mirëseardhje ambasadorit Bencze, shprehu  mirënjohjen e Kryesisë së BIRK-ut për mbështetjen e vazhdueshme  që Hungaria i ka dhënë dhe po i jep popullit dhe vendit tonë, duke specifikuar  theksuar se marrëdhëniet e mira  ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë duhet të shtrihen edhe më shumë në fushën  të bashkëpunimit reciprok e sidomos në aspektin e rimëkëmbjes së ekonomisë nga pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19.

Myftiu Tërnava njohu ambasadorin Bencze mbi historinë, punën dhe aktivitetin që bënë BIRK-u. Ai po ashtu njoftoi se Kryesia e BIRK-ut është në vazhdimësi ka ndërmarr masat konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të organeve shtetërore që bashkërisht sa më lehtë të tejkalohet kjo  pandemi.

Nga ana e tij ambasadori Jozsef Bencze,  falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen duke vlerësuar dhe çmuar  punën të cilën po e bënë  që Kosova të jetë një ambient i qetë dhe stabil ku të komunitetet fetare  jetojnë në  tolerancë, harmoni dhe respekt të ndërsjellë. Në fund ambasadori Bencze  siguroi Myftiun Tërnava  se Hungaria do të vazhdojë ta mbështesë edhe më tej agjendën e integrimit euro perëndimor të Republikës së Kosovës