Kosova

Myftiu Tërnava e përgëzon kryeministrin Kurti për punën e deri tanishme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava

Myftiu Tërnava e uroi Kurtin për detyrën e re dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për një të ardhme sa më të mirë për vendin duke kujtuar sesa shumë ndryshime pozitive presin qytetarët nga Qeveria Kurti.  

Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun për urimin dhe vizitën, dhe u shpreh se është i vetëdijshëm për vështirësitë e shumta me të cilat do të përballemi, por me bindjen edhe më të madhe se me besim e punë ato do të kalohen po synojmë realizimin e programit tonë.

Qeveria është e vendosur që përkundër vështirësive të shumta t’i qëndroj besnike zotimeve të saj qeverisëse për të cilat ka marrë mbështetje masive nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit dhe pa të cilat nuk mund të transformohet gjendja socio-ekonomike në vend. Numrin e ministrive e kemi zvogëluar, projektligjin për vitin 2020 po e përgatisim, ndërkohë që kemi filluar edhe ndryshimet e nevojshme në drejtësi.  

Në fund të takimit, Myftiu Tërnava shprehu dashamirësinë e tij ndaj punës së madhe që ka filluar të bëhet me qeverinë e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//azoaltou.com/afu.php?zoneid=3473483