KULTURË

Muzetë gjatë natës – atraktivë për vizitorët

Këtë javë Berlini po mban një tjetër “Natë të gjatë të Muzeve”. Ngjarje të tilla si kjo ndodhin në më shumë se 120 qytete nëpër botë, mirëpo Berlini është shtëpia e nënës së të gjitha netëve të muzeve.

Mendohet të jetë një natë e freskët, klimë perfektë për një “Natë të gjatë të Muzeve”, e cila është duke u mbajtur nga 31 gushti për të 39-n herë në Berlin. Që nga ora 18:00 deri në 02:00 të mëngjesit qindra njerëz do të jenë duke hyrë e dalë. Ata do të jenë duke shkuar nga një muze në tjetrin apo duke marrë autobus të koordinuar për destinacionin e radhës. Hapësira të vogla ekspozuese dhe galeri janë duke i hapur dyert e tyre, njëlloj si shumë muze të kryeqytetit dhe memoriale.

Nata kulturore tradicionalisht hapet në “Museum Island”, këtë herë me një performancë vallëzimi në shkallët e jashtme të galerisë “James Simon” e hapur së fundi. Në total, 75 muze janë duke marrë pjesë, 750 ngjarje janë në agjendë: ture me ciceronë, lexime, shfaqje filmash, punëtori, kulinari dhe muzikë.

Herën e parë kur është mbajtur ngjarja, në dimër të vitit 1997, ishte në një madhësi më të vogël: 18 institucione kishin marrë pjesë në natën e parë të gjatë të muzeve, përfshirë “Natural History Museum”, “German Historical Museum”, “Muzeun e Galerisë Berlinisches të Artit Modern”, Hapësirën ekspozuese “Martin-Gropius-Bau” dhe “Charlottenburg Palace”. Ideja e hapjes së pazakonshme kishte ardhur nga specialistë të marketingut. Ideja ishte që të tërhiqte më shumë vendas dhe turistë në muzetë e qyteteve. Ishte një sukses i menjëhershëm. Më shumë se 30 mijë vizitorë morën pjesë në natën e parë të gjatë të muzeve. Në vitin e dytë, në gusht të 1997-s, 27 institucione morën pjesë, dhe rekordi tjetër i vizitorëve kureshtar ishte vendosur: 50 mijë.

Në Berlin, koncepti nuk ka humbur kuptimin e tij. Në të kundërtën, “Nata e gjatë e muzeve” po tërheq shumë e më shumë vizitorë. Të dhënat tregojnë se 54 për qind e vizitorëve të vitit të kaluar kanë qenë atje për herë të parë. Këtë verë, 10 muze të rinj do të bashkohen, në mesin e tyre i rihapuri “Pergamon Panorama”, “Berlin New Synagogue”, “Biesdorf Palace”, muzeu lokal i distriktit Zehlendorf dhe tour ekspozita në ajër të hapur “Der Krieg und Ich” në bashkëpunim me një seri të re të dramës televizive për Luftën e Dytë Botërore, e parë nga sytë e fëmijëve në Evropë gjatë kësaj kohe.

Këtë vit, “Nata më e gjatë e Muzeve” po ashtu do të jetë pjesë e festivalit “Bauhous Week Berlin”, me një ekspozitë në dritare të dyqaneve për historinë e shkollës së famshme të artit dhe dizajnit, joga në tarraca dhe një seri të filmave në ambient të hapur. Gjatë “Natës së gjatë”, për shembull, mund të shikoni dizajnimet e famshme nga artistët e “Bauhaus” në fabrikën mbretërore të porcelanit KPM, të debatoni origjinalitetin e llambave të “Bauhaus” në arkivin e Muzeut Werkbund të Objekteve, apo të shkoni në “Kultforum” që të testoni nëse dizajnimet klasike të karrigeve me tuba të hekurit të Marcel Breuer janë akoma të rehatshme dhe me stil

Leave a Reply

Your email address will not be published.