SPORT

Mustafi i pakënaqur me kritikat e tifozëve

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi ka pranuar se aspak nuk është i kënaqur me kritikat e tifozëve të Arsenalit, të cilët sipas tij po e fajësojnë edhe kur nuk është duke luajtur.

Në një intervistë për “The Guardian”, të mërkurën, Mustafi ka folur për kohën e vështirë që po e kalon te Arsenali, transmeton “Koha Ditore”. Ai ka zbuluar se do ta merrte parasysh një transferim të mundshëm në Bundesligë, nëse merr ofertë për shkak se nuk dëshiron të jetë shënjestër e tifozëve të Arsenalit.

“Unë jam mjaft kritik ndaj vetes dhe i pranoj gabimet si dhe kritikat kur janë me vend. Por, këto kritika tashmë kanë eskaluar dhe janë bërë të paarsyeshme. Jam bërë shënjestër e tifozëve, të cilët po më kritikojnë edhe kur nuk po luaj dhe kjo për mua është e papranueshme”, është shprehur Mustafi 27-vjeçar.

“Para fillimit të këtij edicioni ka patur bisedime për t’u larguar, por në fund vendosa të qëndroj te Arsenali. Tani jam i hapur për të gjitha ofertat, por më shumë nga Bundesliga”.

Mustafi në verën e vitit 2016 iu bashkua Arsenalit nga Valencia për 41 milionë euro dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2021. Këtë edicion, ai ka vetëm tri paraqitje për Arsenalin, por asnjërën në Premier League.

Leave a Reply

Your email address will not be published.