SPORT

Mustafi do të mungojë vetëm ndaj Burnleyt

Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi do të jetë i gatshëm prej javës së ardhshme, pasi është raportuar se lëndimi që mori ditë më parë nuk ishte aq serioz siç ishte parashikuar.

Mediumet angleze kanë shkruar të mërkurën se pas ekzaminimeve është konstatuar se Mustafi ka pësuar lëndim të lehtë dhe do të mungojë vetëm në ndeshjen kampionale kundër Burnleyt, që do të zhvillohet të dielën në kuadër të Premier Leagues, transmeton Koha Ditore.

Mustafi të hënën u dëmtua në ndeshjen e Kupës FA kundër Bournemouthit dhe në minutën e 62-të e lëshoi fushën me barelë.

“Mustafi do t’i mungojë Arsenalit vetëm në ndeshjen me Burnleyn dhe pastaj do të jetë i gatshëm për shkak se lëndimi është i lehtë”, ka shkruar “Daily Mail”.

Mustafi, 27-vjeçar, këtë edicion ka 13 paraqitje për Arsenalin në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol e ka bërë një asistim. Ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2021.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.