Kosova

Mustafa Vetevendosjen – Ministritë do t’i ndajmë me letër të bardhë në tavolinë

Kreu i LDK-së, ka folur rreth koalicionit me Vetëvendosjen, duke theksuar se ata nuk hyjnë në qeveri vetëm për dekor, por do të hyjnë aty për të dhënë kontributin e tyre.

Ai madje duke folur në Klan Kosova për ndarjen e ministrive, ka theksuar se LDK nuk lejon shantazhe, por do të ndahen me letër të bardhë në tavolinë.

“Kur t’i ndajmë dikasteret qeveritare do të ulemi në tavolinë me letër të bardhë dhe do t’i ndajmë ministritë në bazë të programeve, dhe asesi nuk lejojmë që të tjerët të na ndajnë dikasteret qeveritare”, ka theksuar Mustafa.

Ai madje ka theksuar se nëse Vetëvendosje don me i nda për veti ministritë, atëherë le ta bën vetë qeverinë, shkruan Syri.net Kosova.

Mustafa e ka pranuar se kanë dallime të mëdha në politika programore me Vetëvendosjen.