Kosova

Mustafa: Po vazhdojnë takimet LDK-VV për harmonizim të programit qeverisës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është takuar sot me Ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel.

Ambasadorja Butel e përshëndeti procesin e rregullt zgjedhor dhe uroi kryetarin Mustafa për rezultatin e LDK.

Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadoren Butel për qëndrimin e LDK-së drejt një programi të përbashkët qeverisës LDK – LVV të përqendruar tek shtyllat kyçe si dialogu Kosovë – Serbi, shteti ligjor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe zhvillimit të arsimit, shëndetësi dhe ekonomisë. /Kosova.info/