EKONOMI

Mustafa thirrje bujqve: Mos pranoni që zyrtarët e MBPZhR-së të ju plotësojnë aplikacionet

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, u ka bërë thirrje bujqve që të mos pranojnë që zyrtarët e kësaj ministria të ua plotësojnë aplikacionet për subvencione.

“Për të ndaluar konfliktin e interesit dhe mundësitë e keqpërdorimeve si dhe për të rritur transparencën, mbrojtjen e të drejtave të bujqve dhe trajtimin e barabartë të tyre, kam nxjerrë sot vendim që u ndalon të gjithë zyrtarëve të MBPZhR-së në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të marrin pjesë në përgatitjen e aplikacioneve, apo pjesëve të aplikacioneve, për bujqit që aplikojnë për grante dhe subvencione nga kjo ministri për vitin 2020”, është shprehur Mustafa.

“Të gjithë zyrtarët e MBPZhR-së, tash e tutje, janë të obliguar që të nënshkruajnë deklaratë nën betim për evitim të konfliktit të interesit dhe vet e kam nënshkruar i pari deklaratën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.