Kosova

Mustafa takon kryetarin e Bujanocit: Do bëjmë çmos të shkurtohen pritjet në kufi

Ministri Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi, me të cilin diskutuan për bashkëpunimin në mes të MPB-së dhe komunës së Bujanocit, në veçanti për qytetarët e atij rajoni që jetojnë në Kosovë.

Ministri Mustafa vuri në dukje se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe po punohet në vazhdimësi që siguria të rritet, që çdo qytetarë i Kosovës pa dallim të ndihet i sigurtë.

Ministri Mustafa e njoftoi kryetarin Kamberi me detajet e Udhëzimit Administrativ që lehtëson marrjen e lejeve të qëndrimit për qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të zbatohen marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, sa i përket lëvizjes së lirë, sepse krijimi i lehtësirave të kalimit të kufirit të do t’i shkurtojë pritjet e diasporës sonë dhe pjesës së shqiptarëve që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit.

Në takim bashkë me kryetarin e Bujanocit, z. Shaip Kamberi, mori pjesë edhe ministri  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Fatmir  Matoshi. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.