Kosova

Mustafa: S’kam koment për deklaratat e Vetëvendosjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot në mëngjes ka pritur në takim dy anëtarët e Bundestagut, Peter Beyer dhe Christian Schmidt, të cilët kanë ardhur në kohën kur partia e tij dhe ajo e Vetëvendosjes nuk po mund të gjejnë pajtim për arritjen e koalicionit.

Mustafa para se të hyjë në këtë takim ka thënë se nuk ka çka të komentojë për deklaratat e mbrëmshme të kreut të VV-së, Albin Kurti, që për  deklaratat e Mustafës pas mbledhjes së Këshillit të Përgjitshëm të LDK-së tha se “nuk dëgjoi asgjë të re” nga ato.

“Nuk kam koment për deklaratat e mbrëmshme të VV-së”, tha Mustafa.

Dy gjermanët pas takimit me Mustafën në zyret e LDK-së do të shkojnë edhe në VV për t’u takuar me Kurtin.