EKONOMI

Mustafa-Rohde, bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Në këtë takim u diskutua kryesisht mbi zhvillimet e fundit në vend.

Ministri Mustafa, ka falënderuar Ambasadorin Rohde për mbështetjen e deritanishme si dhe për gatishmërinë për mbështetje të mëtejme të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet. /Kosova.info/