Kosova

Mustafa: Po mundohemi të arrijmë koalicionin!

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e takimit të radhës në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa.

Në objektin e Kuvendit të Kosovës tashmë ka arritur Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetaren Vjosa Osmani si dhe nënkryetarin Agim Veliu.

Në hyrje të Kuvendit të Kosovës, Mustafa me pak fjalë u shpreh se po mundohen që të arrijnë koalicionin.

Ai u pyet nëse ka përafrime lidhur me këtë koalicion dhe tha se po mundohen të kenë.

“Po mundohemi me pas”, tha shkurt Mustafa.

Mbetet të shihet nëse takimi i sotëm do të jetë vendimtar sa i përket mundësisë për bashkëqeverisje nga VV e LDK.