Kosova

Mustafa: Pavarësia mishërohet me kontributin e miqve ndërkombëtarë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook ka shkruar se shumë gjenerata punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ai ka thënë se sot kujtojnë arkitektin e pavarësisë, Presidentin Historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë.

“Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e pareshtur të miqve tanë ndërkombëtarë, SHBA -së dhe BE-së. Pavarësia mishërohet edhe me kontributin e tyre ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj”, ka shkruar ai.