Kosova

Mustafa numëron pesë çështjet ekonomike që duhet të shtrohen në dialog

Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë, në Interaktiv të KTV-së ka përmendur pesë çështja që Kosova duhet t’i shtrojë në dialogun me Serbinë.

Ai gjithashtu ka sqaruar situatën për lirimin nga detyra e Këshilltarit politik për ekonomi të kryeministrit Hoti.

Mustafa ka sqaruar se ishte kërkesë e tij që të lirohej nga ky pozicion pasi nuk donte emërim politik.

“E gjitha filloi bisedë para dhjetë ditësh me kryeministrin. Biseda kishte të bënte me situatën aktuale, donte edhe një mendim tonin edhe për situatën me COVID-in dhe në bisedë e sipër më ofroi që të marrë pozitën e Këshilltarit politik për ekonomik. Unë iu përgjigja se nga 2017 kam vendosur të tërhiqem nga politike në institucione dhe të përqendrohem në Riinvest dhe natyrisht kam ende projekte rreth Riinvestit”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë të ditur se në bisedimet me Serbinë dëshiron të japë kontributin e tij si ekspert ekonomik.

“Por, kur është puna me negociatat me Serbinë nuk mund të them jo, mirëpo nuk preferoj një pozicion të të emëruarit politik, si ekspert kur të formohet grupi mund të angazhohem. Unë jam i gatshëm të kontribuoj në atë pjesë. Pas 3-4 dite më erdh vendimi po e shoh këshilltar politik për ekonomi, dhe i shkrujta kryeministrit që kjo nuk është atë që e kemi biseduar dhe ju lutem ta korrigjoni, natyrisht e kanë korrigjuar dhe si duket është rend administrativ kur emërohesh duhesh me u liru, edhe ata e kanë bërë një vendim që lirohet nga detyra, por mendoj se kanë dështuar ta thonë se lirohet nga detyra me kërkesën e tij, gjë që do të ishte e saktë ajo. Gjithsesi jam i nderuar të bashkëpunoj me kryeministrin dhe stafin e ekspertëve, s’kam kërkesa por vetëm të kemi hapësirën”, ka thënë ai.

Tutje Mustafa ka deklaruar se dëmi ekonomik që ka shkaktuar Serbia ndaj Kosovës është rreth 23 miliardë dollarë.

“Duhet të bisedohet sepse mund të ju them se në Vjenë i kemi parashtruar të gjitha dhe kemi parashtruar një fakturë të përgjegjësive ekonomike dhe sociale gjatë regjimit. Një faturë që është dikund rreth 23 miliardë dollarë dhe të argumentuara në secilën pikë. Ne duhet të shkojmë shumë të përgatitur.Ne nuk mund të presim që të tjerët të kryejnë punët tona. Duhet ta mbështesim Serbinë për muri me argumente”, ka thënë Mustafa.

Sipas tij në bisedimet e Brukselit kanë rrëshqitë në një kahje të padëshirueshme dhe ka pas dëme të mëdha.

“Tash është një situatë tjetër ku ne duhet të disktuojmë rregullimin e marrëdhënieve dhe kjo pa spastrimin e marrëdhënieve ekonomike nuk është i mundur. Në këtë aspekt janë 4-5 çështje shumë të rëndësishme që duhet të shtrohen: E para është suksesioni, e dyta- dëmet shumë të mëdha që i ka bërë Serbia me administrimin kolonial gjatë viteve të 90-ta, e treta – dëmet e luftës, e katërta – pretendimet false propagandistike të Serbisë ndaj pronës publike dhe shoqërore të Kosovës dhe e pesta është zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit”, ka thënë Mustafa. “Mendoj se ne do të jemi në gjendje të përgatitemi shumë mirë, dhe të shkojmë ka ajo që të zgjidhen këto çështje”.

Ai tutje ka folur edhe për dëmet ekonomike gjatë pandemisë, që sipas tij janë shumë të mëdha.

“Këta dy-tre muaj kemi qenë të angazhuar që t’i vlerësojmë këto probleme. Do t’i shtrojmë rekomandimet tona. Humbjet janë shumë të mëdha. Nëntë për qind e GDP-së është dëmi mbi 7 miliard, por dëmet mund të jenë edhe më të mëdha. Tre faktorë kryesorë të ndryshimeve janë këto boshte: 1. Sa jemi të suksesshëm me frenu dhe kontrollu koronavirusin, 2. Sa është efikase Qeveria me i mbështet bizneset me realizuar programin e rimëkëmbjes dhe në Kosovë është edhe boshti i tretë që është situata politike dhe konsolidimi i institucioneve që të mund të marrin vendime”, ka thënë ai.

Ai shpreson se situata nuk do të dalë jashtë kontrollit.

“Ne kemi bërë një studim me 35 biznese kryesore, kemi intervista të thella. Dhe ata janë të brengosur dhe presin normalizimin tek në vitin tjetër. Shumicën e këtyre kërkesa besoj se i ka absorbuar programi për rimëkëmbje”, ka thënë ai.

Sipas tij duhet intervenim shumë më i madh në shëndetësi, duhet me bë kthesë rrënjësore.

“Me një politikë të mirë, menaxhim të mirë mendoj se gjendja mundet të ndryshohet në shëndetësi për gjashtë muaj, për një vjet është një gjendje tjetër. Aktivitetet ekonomike nuk ndërprehen edhe nëse vjen çështja deri te gjendja e jashtëzakonshme”, ka thënë Mustafa.

Ai e ka quajtur një luftë primitive politike, derisa ka pasur kritika për të gjitha palët.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.