Kosova

Mustafa: Nuk mund të lejoj që Kurti të tallet me ministrat e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së ku ka bërë të ditur se do të inicojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti ka folur edhe rreth arsyeve dhe situatës politike që po krijohet.

Mustafa është shprehur se ka qenë gatishmëri e LDK-së të qëndrojë në koalicion deri pasi të kalojë situata emergjente me koronavirusin, por shkarkimi i Veliut e ka nxitur të marrë këtë vendim, shkruan lajmi.net.

Mustafa tha se nuk mund të lejojë që Kurti çdo ditë të shkarkojë dhe të tallet me ministrat e LDK-së.

“Njëherë për njëherë ne e kemi vendimin që të kemi mocionin e mosbesimit është çështje e partive politike pastaj të vendosin dhe e asaj se çfarë vendos presidenti për situatën politike. Nuk mendoj se ka mundësi për zgjedhje në këtë situatë emergjente. Ne kemi pat shprehur gatishmërinë tonë të rrimë në qeveri derisa të kalojë kjo situatë emergjente, por ne nuk mund të rrimë në qeveri në një situatë kur Kurti çdo ditë e shkarkon dhe tallet me nga një ministër të LDK-së sepse jemi parti serioze dhe nuk meritojmë partneritet me askënd me sjellje të tilla.”, tha Mustafa.

Mustafa tutje ka thënë se mocioni i mosbesimit do të inicohet si rezultet i rrezikimit të marrëdhënieve të Kosovës me SHBA-të dhe shkarkimi arbitrar i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga kryeministri Kurti. 

Shfaq më shumë