Kosova

Mustafa: Nuk ka asnjë favorit për kryetar të LDK-së

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka asnjë favorit për zgjedhjen e të parit të partisë.

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Mustafa tha se kanë diskutuar vetëm për caktimin e një date për mbajtjen e kuvendit zgjedhor, e jo ndonjë kandidaturë të caktuar.

“Ne vetëm e kemi caktuar datën e Kuvendit, s’ka favorit. Asnjë emër nuk është diskutuar, kemi diskutuar vetëm për ditën (Kuvendin)”, tha shkurt ai.