Kosova

Mustafa: Me VV’në nuk kemi mospajtime për Presidentin, por për ekonominë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas takimit të mbajtur me kryesinë e LDK’së ka folur për media, raporton kosova.info.

Ai në këtë konferencë ka folur lidhur me takimet me lëvizjen Vetëvendosje dhe koordinimin me ta për planin e qeverisjes së vendit.

Mustafa tha se problem për koordinim nuk përbënë posti i presidentit mirëpo nuk janë pajtuar në pika të tjera.

Ne sot në mbledhje të kryesisë u informuam nga ekipi ynë në lidhje me rrjedhën e dialogut ose bisedat që po zhvillohen me VV-në. Kryesia ka vlerësuar se ekipi ynë ka bërë një punë të shkëlqyer së bashku me LVV dhe vlerësojmë që është arritur mjaft shumë si në arsim, shëndetësi, në siguri dhe në sundimin e ligjit. Po ashtu janë arritur pajtime të një niveli të kënaqshëm dhe në mënyrën se sa në ministri do të funksionojë qeveria. Ndërsa në pikëpamja të ketë më shumë kursime se sa qeveria e kaluar sa i përket ministrave dhe zv. Ministrave”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se LDK do të vazhdojë edhe më tutja për të gjetur pajtueshmëri në pikat që do të diskutohen.

Kurse sa i përket moskoordinimeve, Mustafa ka thënë se me VV’në nuk po mund të pajtohet për ekonominë e vendit.

“Janë disa çështje të ekonomisë që kanë të bëjnë dhe shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi, ka përfarim të tatimeve dhe si të trajtohen ato që të ruhet fuqia buxhetore, të çështjet sociale ka disa dallime. Ne do ta pranojmë që kryeministrin ta ketë partia që del e para dhe ne i përmbahemi këtyre parimeve”, tha Mustafa.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//zikroarg.com/4/3473483