Kosova

Mustafa: Me qëndrimet ndaj aleatëve, VV’ja s’mund të qëndrojë më në krye të vendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka sqaruar vendimin e partisë së tij për të iniciuar mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, në të cilën bën pjesë edhe partia e tij.

“Nuk dëshirojmë të jemi bashkëpërgjegjës në prishjen e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, është shprehur Mustafa, duke iu referuar kërkesave nga Uashingtoni që Kosova ta heqë tarifën plotësisht dhe pa kushte ndaj Serbisë.

“Nuk shohim më arsye të bashkëqeverisim me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka deklaruar Mustafa në një konferencë për media, pas një takimi të jashtëzakonshëm të LDK’së.

“Nuk shohim interes për vendin që VV’ja, me qëndrimet ndaj aleatëve, të qëndrojë në krye të qeverisë së vendit”, ka thënë Mustafa.

“Do të marrim iniciativë të mocionit…. Mbetet përgjegjësi e të gjitha partive politike, dhe institucioneve, se si të dilet nga kjo situatë”, është shprehur kreu i LDK’së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.