Kosova

Mustafa: Me Kurtin u pajtuam se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve

Tashmë një sqarim për publikun, pas takimit mes vete, e ka bërë edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

Edhe ai njësoj si Kurti, ka thënë se kanë biseduar për gjendjen aktuale politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit.

“Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane”, ka shkruar Mustafa.