Kosova

Mustafa: LDK-ja është e gatshme që marrëveshja të ndodhë sot

Para fillimit të takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se sot në takim po shkojnë për të arritur marrëveshje.

Ata tutje kanë shtuar se janë të vullnetit që marrëveshja të ndodhë sot.

“Për ata po shkojmë, ne jemi të vullnetshëm ta përfundojmë marrëveshje dhe të procedojmë më tutje”, ka thënë ai.