Kosova

Mustafa: Kujdes në ngasje të automjeteve

Ministri  i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa ka shkruar me një postim në llogarinë  e tij në Facebook ku ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të kenë kujdes në trafik dhe të përshtatin me kushtet në rruge për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut sepse rrugët po janë të vështira për ngasje

Postimi i plotë:

Reshjet e vazhdueshme të shiut që po bijen në tërë territorin e vendit, po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

Policia e Kosovës (Kosovo Police) kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.