Kosova

Mustafa ka kërkuar që brenda pesë ditësh të arrihet marrëveshja me Kurtit

Lideri i LDK-së Isa Mustafa i ka dhënë afat prej pesë ditësh kreut të LVV-së Albin Kurtit, kanë kaluar dy ditë prejse lideri i LVV-së Albin Kurti është emëruar mandatar për formimin e qeverisë së re, por ende nuk është caktuar ndonjë takim mes LVV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Përkundrazi, lideri i LDK-së Isa Mustafa i ka dhënë afat prej pesë ditësh kreut të LVV-së Albin Kurtit, që të veprojë drejt marrëveshjes. Në të kundërtën ai ka paralajmëruar konstatim të dështimit të përpjekjeve të LVV-së e të LDK-së për bërjen e qeverisë, 

Lidhja Demokratike e Kosovë i ka dhënë ultimatum Lëvizjes Vetëvendosje të veprojë drejt marrëveshjes për bashkëqeverisje deri në fund të kësaj jave. Në të kundërtën, kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se duhet të konstatohet se nuk ka kushte për arritjen e ujdisë mes këtyre dy subjekteve.

Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë së LDK-së, e cila u mbajt vetëm një ditë pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi emëroi liderin e LVV-së Albin Kurtin mandatar për formimin e qeverisë së ardhshme, Mustafa kërkoi edhe një herë marrëveshje të balancuar nga Vetëvendosja.