Kosova

Mustafa: E pranojmë kryeministrin nga partia e parë në zgjedhje

Kryetari Isa Mustafa, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë kanë folur sot për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, pas negociatave të zhvilluara deri tani.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë ka thënë se kemi arritur një pajtim në nivel të kënaqshëm.

“Ne sot në mbledhe u informuam nga ekipi ynë lidhur me rrjedhën e negociatave që po zhvillohen me Lëvizjen Vetëvendosje për harmonizmin e programit qeverisës.

“Po ashtu kemi arritur në pajtim për një nivel të kënaqshëm dhe sa i përket organizimit të qeverisë dhe mënyrës se si do të funksionoj qeveria, në sa ministri dhe si do të shpërndahen ato dhe për numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.

Kemi pajtushëmri të  përgjithshme që ekipi ynë të vazhdoj edhe më tutje për harmonizimin .Kjo është një fazë që ne e kemi kryer. Do të vazhdojmë pas certifikimit të rezultateve.

Kjo qeverisje është katër vjeçare dhe ne do të merremi dhe do të zgjidhim për një marrëvshje të përbashkët katërvjeqare” ka thënë ai.

Ndërsa lidhur me deklaratat se emri i kryeministrit sillet në zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mustafa tha seiu përmbahen fjalëve se  do ta pranojnë kryeministrin e partisë që del e para.

“Ne do ta pranojmë kryeministrin e partisë që del e para dhe ne do t’i përmbahemi këtij parimi.

Nuk kemi fol sot veçenarisht për këto, do të flasim në takim me Albin Kurtin, do të mirremi  vesh dhe do ta bëjmë publike para jush”.

Ndërkohë ai tregoi në cilat pika nuk po gjejnë pajtueshmëri të plotë me partine fituese të 6 tetorit.

“Unë pët pika nuk do të lëshohen por janë disa qeshtje të ekonomisë ka oërafri të qështjes se tatimeve të taksave dhe kemi kujdes për mos ngarkimin e qytetarëve për taksa të reja dhe çëshjeve sociale që ka disa dallime”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.