Kosova

Mustafa: Do ta inicionim mocionin edhe për tarifën, por pas pandemisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se edhe ashtu do ta inicionin mocion e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti për shkak të taksës.

“Para se të shkarkohej Veliu i kam shkuar Kurtit që nëse ai nuk e ka gatishmërinë që të heqë tarifën, ne do të tërhiqemi nga Qeveria, por pasi ta kalojmë periudhën e ballafaqimit me pandemi. Por, pas dy ditësh pasoi shkarkimi i Veliut nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe pas kësaj kemi konstatuar që nuk ka asnjë mundësi të punojmë bashkë sepse nuk durojmë si LDK të nënçmohemi në mënyrë të tillë”.

Mustafa në Rubikon tha se kryeministri në detyrë mund edhe t’i lirojë nga detyra ministrat e LDK-së, por se ai vetë

“Edhe pse kryeministri e ka shkarkuar Hotin, unë kam thënë se nuk do t’i tërheqë në mënyrë të njëanshme ministrat e LDK-së nga kjo Qeveri në periudhë të pandemisë përderisa kanë mundësi të japin kontributin e tyre, por nëse Kurti nuk i do mund t’i lirojë nga detyra”.