Kosova

“Mustafa do ta hiqte taksën që në ditën e parë”

Deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e AAK-së, Teuta Haxhiu ka shkruar thënë se kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK’së, Isa Mustafës, i cili në ditë ne parë të punës do ta hiqte taksën për t’iu hapur rugë bisedimeve me Serbinë. E këtë do ta bënte në bashkëpunim me Thaçin.

Ajo ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Isa Mustafës, për të cilin ka thënë se ka hipokrizi dhe se ai do ta hiqte taksën në ditën e parë të punës nëse ai do të bëhej kryeministër.

“Kush do t’i besonte sot hipokrizisë së kryetarit “përbashkues” të LDK- së, Isa Mustafa, kur flet për taksën, për të cilën jam shumë e sigurtë që,nëse nesër do të bëhej kryeministër, mu në ditën e parë të punës ai do të hiqte atë për t’iu hapur rrugën bisedimeve me Serbinë , e për të arritur kështu “marreveshje” të reja,në dëm të Kosovës bashkë me “presidentin e tij”, ka thënë Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published.