Tjera

Mustafa del nga kuvendi, tregon për më të rejat…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, sapo ka dalë nga ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Kosova.info

Para gazetarëve ai ka thënë se javën e ardhshme do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Me çdo kusht, sipas tij, zgjedhjet duhet të shmangen.

“Nuk kemi biseduar për presidentin akoma me partitë. Mendojmë që në javën tjetër të ulemi të organizojmë një tryezë të përbashkët me to dhe të bëjmë përpjekje që ta gjejmë një zgjidhje që sipas opinionit tonë është më mirë të gjendjet tani sesa të shkojmë në zgjedhje” është shprehur Mustafa.

Ai nuk ka përmendur ndonjë opsion konkret, e madje nuk ka lakuar as emra kandidatësh./Kosova.info/