Kosova

Musliu shpjegon se si do të rrjedhë procedura në Speciale për Thaçin dhe Veselin

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha se nuk duhet që të paragjykuar asgjë në këtë fazë të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së Kadri Veselit.

“Pretendimet e prokurorisë për aktakuzat e ngritura shkojnë te gjyqtari i procedurës paraprake dhe duhen 6 muaj kohë që gjyqtari ta shqyrtojë këtë lëndë – që në vete paraqet një lëndë voluminoze që ta shqyrtojë në mënyrë që ta vërtetojë”.

“Ajo që është pritur në përgjithësi dhe pavarësisht prej kohës për të cilët është duke u informuar publiku e ngrit shqetësimin për nisjen e një etape që lidhet me procese të rëndësishme që kanë të bëjnë me fatin e krejt qytetarëve të Kosovës”.

“Po flasim për një profil të kreut të shtetit dhe liderit të një partie të fuqishme opozitare në Kosovë. Natyrisht, që ky lajm do të zë hapësirë në mediat botërore dhe trajtimi i kësaj teme do të jetë me një dinamikë të shtuar tash e tutje. Rrjedha e zhvillimeve do të ndryshojë dhe do të ndryshojë shumëçka gjithashtu. Jemi duke e pritur me shumë interes edhe negociatat me Serbinë”.

Musli tha se duke u bazuar në deklaratat publike të presidentit Thaçi se asnjëherë nuk është intervistuar nga Specialja përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Nëse veç ai nuk është intervistuar kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut. Nëse Thaçi ndonjëherë është ftuar si i dyshuar nuk ka hapësirë të mbetet në vullnetin nëse do të shkonte ose sepse është obligim të paraqitet në Dhomat e Specializuara për intervistë dhe mund të mbrohet në heshtje, por s’mund ta refuzojë intervistën”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.