Kosova

Musliu-Shoshi: Thaçi dhe Veseli do dalin faqebardhë, drejtuan luftën që kulmoi me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Musliu-Shoshi tha se e vërteta historike e afërt na tregon që Serbia ishte pushtuesi, luftuesi dhe dhunuesi që kishte kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Postimi i plotë:

E vërteta historike e afërt na tregon që Serbia ishte pushtuesi, luftuesi dhe dhunuesi që kishte kryer gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Nuk ndodh në asnjë vend në botë që të gjykohen çlirimtarët. Sepse populli ynë u mbrojt nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Sepse ajo bëri luftë të drejtë dhe të pastër.

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë emrat që e drejtuan këtë luftë që kulmoi me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Ata do të dalin faqebardh edhe nga kjo betejë. 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.